Politike

COVID-19 në Shqipëri! Mjekët propozime para presidentit Meta, doktor Mezini: Duhet të testojmë të paktën 8 mijë veta në

25 Nëntor 2020, 11:30 Nga DOSJA
COVID-19 në Shqipëri! Mjekët propozime para presidentit Meta,

TIRANË-Presidenti Ilir Meta zhvilloi ditën e sotme një bashkëbisedim “online” me mjekë, mbi pandeminë. I ftuar në komunikim, Tritan Shehu deklaroi se vendi ynë është “mbrapa me vaksinimin për gripin sezonal, ndërkohë që për testime jemi nga të fundit në Europë”. Sipas tij, “duhen 5-fishuar testimet falas për popullsinë”.

Ndërsa, Petrit Vasili rekomandoi se duhet një nivel më i lartë i gatishmërisë. Ndërkohë Mjeku Arjan Mezini u shpreh se janë të përgatitur mirëpo duhet të testojntë të paktën 8 mijë veta në ditë.


PJESË NGA FJALA E MJEKËVE:

Shehu: Të fillojmë testimet e shpejta, por nuk e zëvëndësojnë PCR, janë bashkëudhëtare. Nuk janë identifikuese. Nuk duhet numri i PCR-së.

Vasili: Pa asnjë hezitim, duhet të mbajmë një nivel të lartë të gatishmërisë.

Mezini: Jemi të përgatitur, dimë kapacitetet që kemi dhe si shpërndahen. Duke ditur numrat, planifikon edhe shpërndarjen. Unë jam për atë që tha profesor Tritani. Jam për atë që duhet të testojmë të paktën 8 mijë veta në ditë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike meta me mjeket 25 nentor 2020 meta me mjeket 25 nentor 2020

Sondazh

Poll