Politike

U prek nga COVID-19, shërohet ministrja Anila Denaj

25 Nëntor 2020, 12:36 Nga DOSJA
U prek nga COVID-19, shërohet ministrja Anila Denaj

TIRANË– Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj është shëruar nga Covid. Lajmin e mirë Denaj e ndau me miqtë e saj në Facebook aty ku shkruan se sapo ka marrë rezultatin negativ.

Ajo i drejtohet qytetarëve duke i thënë se duhet të kenë besim të plotë te mjekët e familjes pasi janë të vetmit që do jenë pranë tyre nëse do të jenë në momente të vështira.

Postimi:

Të dashur miq, Dua të ndaj me ju rezultatin negativ në testimin e fundit ndaj Covid 19.
Ftoj të gjithë të kemi besim të plotë tek mjekët tanë të familjes sepse janë të vetmit që mund të na gjenden pranë në momente të vështira.  Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë me mesazhet tuaja inkurajuese.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anilda denaj me covid anilda denaj me covid

Sondazh

Poll