Aktualitet

Ministria e Brendshme publikon bilacin e grave të dhunuara gjatë vitit 2020: Këtë vit 6 u bënë viktima të dhunës! Në pr

25 Nëntor 2020, 10:49 Nga DOSJA
Ministria e Brendshme publikon bilacin e grave të dhunuara gjatë vitit

TIRANË-Në ditën ndërkombëtare të dhunës ndaj grave, policia e shtetit me në krye Sandër Lleshaj, ka publikuar  një bilanc të viktimave dhe dhunuesve të ndëshkuar përgjatë këtij viti.

Në postimin e bërë nga Ministria e Brendshme thuhet se përgjatë vitit 2020,  6 gra u bënë viktima të dhunës duke humbur jetën, ndërsa 2980 iu drejtuan institucioneve për të kërkuar mbrojtje. Sakaq nga denoncimi i këtyre rasteve policia ka mundur të arrestojë 532 dhunues. Ndërkohë, policia e shtetit i ka bërë apel  grave të dhunuara që të denoncojnë çdo abuzim ndaj tyre në numrin 112.

“Thyej heshtjen! Denonco dhunën! 6 gra nuk i mbijetuan dhunës gjatë vitit 2020. 2980 të tjera e denoncuan dhunën. 532 dhunues u arrestuan. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, ditë në të cilën nis edhe fushata e 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, Policia e Shtetit, si një ndër institucionet kryesore për parandalimin e dhunës dhe marrjen në mbrojte të personave të dhunuar, apelon për të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast dhune në Policinë e Shtetit, në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital. Ne jemi të gatshëm çdo ditë, 24/7, në krah të personave të dhunuar, së bashku me të gjitha institucionet e tjera që kanë detyrimin ligjor për të parandaluar dhe trajtuar dhunën me bazë gjinore”, njofton policia.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dita nderkombetare e dhunes ndaj grave sander leshi dita nderkombetare e dhunes ndaj grave sander leshi

Sondazh

Poll