Aktualitet

Trendi më i ri! Minoritarët e infektuar me COVID, shkojnë kurohen në Greqi, si kaluan Kakavijën dje 3 autoambulanca

25 Nëntor 2020, 10:33 Nga DOSJA
Trendi më i ri! Minoritarët e infektuar me COVID, shkojnë kurohen

GREQI– Shteti grek ka filluar që përveç të infektuarve me COVID-19 në vendin e tij, të përkujdeset edhe për ata në Shqipëri. Qeveria ka vendosur që të trajtojë në spitalet greke gjithë minoritarët, të cilët janë të sëmurë rëndë me koronavirus.

Natën e kaluar, 3 persona u transportuan me ambulancë nga Kakavija për në spitalin e Janinës.

Sipas mediave greke, një prej pacientëve nga Himara ishte në gjendje të rëndë për jetën. Pacientët e tjerë ishin një mësues nga Livadhi me probleme serioz të frymëmarrjes dhe një mjek nga Dervishani. 

Ndërkohë që në Greqi për t’u kuruar nga pandemia e koronavirusit ishte edhe kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili u dërgua në vendin fqinjë me avion ushtarak.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi minoritaret kurohen ne greqi pacientet minoritare ne greqi koronavirusi ne shqiperi minoritaret kurohen ne greqi pacientet minoritare ne greqi

Sondazh

Poll