Aktualitet

Përplasja e KLGJ me Saida Dollanin, ‘NGRIHET’ plotësimi i vakancave, Gjykata e Lartë ‘merr në dorë’ garën

25 Nëntor 2020, 10:40 Nga DOSJA
Përplasja e KLGJ me Saida Dollanin, ‘NGRIHET’ plotësimi i

TIRANË– Ngrin plotësimi i Gjykatës së Lartë. Shkak për ndalimin e plotësimin e një prej institucioneve të drejtësisë shqiptare që ka dalë jashtë funksionit për shkak të përplasjes së Saida Dollanit dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Gjithçka ka filluar që të komplikohet pasi Gjykata e Apelit hodhi poshtë vendimin e KLGJ-së për skualifikimin nga gara për në Gjykatën e Lartë të magjistrates. Vendimi i marrë ka “detyruar” KLGJ-në që ta dërgojë çështjen për rekurs në Gjykatën e Lartë. 

Aktualisht Gjykata e Lartë është me 3 anëtarë nga 19 që duhet të ketë gjithsej, ndërkohë që vetëm dy javë më parë KLGJ i dha “ok” Dariel Sinës për t’u bërë gjyqtar prënë këtij institucioni.

Ngritja dhe bërja sërish funksionale e Gjykatës së Lartë është një prej kushteve të vendosura nga Budestagu për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e lartë klgj saida dollani vakancat në gjykatën e lartë gjykata e lartë klgj saida dollani vakancat në gjykatën e lartë

Sondazh

Poll