Aktualitet

Po zienin raki në oborrin e shtëpisë! Shpërthen bombola e gazit, plagosen burrë e grua në Tiranë

24 Nëntor 2020, 12:39 Nga DOSJA
Po zienin raki në oborrin e shtëpisë! Shpërthen bombola e

TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë paraditen e sotme. Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në rrugën “Shefqet Kuka” dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh.

Policia me anë të një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se si pasojë e shpërthimit të gazit janë plagosur dy bashkëshortët Mehdi e Diana Kabili. Mësohet se bombola ka shpërthyer në ambientet e jashtme të shtëpisë, pasi bashkëshortët po zienin raki në oborrin e shtëpisë.

Grupi hetimor dhe Policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur nga puna për sqarimin e rrethanave, ndërsa deri më tani nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore dhe nëse kanë plagë të rënda nga shpërthimi.

(km./dosja..al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet diana kabili mehdi kabili shperthim ne tirane tirane diana kabili mehdi kabili shperthim ne tirane tirane

Sondazh

Poll