Aktualitet

‘Një ‘Edmond’ më shqetëson/ Denoncimi që fundosi të besuarin e “Gaxhait”, një grua zbuloi se Leskaj mbante telef

24 Nëntor 2020, 12:32 Nga DOSJA
‘Një ‘Edmond’ më shqetëson/ Denoncimi që

TIRANË– Një grua është bërë shkak që në qelinë e Edmond Leskajt të gjendet telefoni i markës “Samsung”. Ish-anëtari i bandës së Gaxhait, i dënuar me 25 vite burg, Leskajkomunikonte me një vajzë me inicialet E.Gj, e cila kohët e fundit kishte nisur që të shqetësohej nga ‘ngacmimet’ e tij. 

Gazetari Elton Qyno bën me dije se e reja, e bezdisur nga Leskaj kishte vendosur që të denonconte personin që e merrte në telefon në sallën operative të Drejtorisë së Policisë së Burgjeve. Ajo kishte telefonuar dhe në bisedën telefonike kishte treguar se ishte një vajzë që shqetësohej nga një i dënuar në burgun e sigurisë së lartë Peqin. Në rrëfimin e saj, E.Gj. kishte thënë vetëm emrin e të dënuarit, sipas saj Edmond, duke mos dhënë një mbiemër. Të vënë në lëvizje nga telefonata e vajzës, Policia e Burgjeve kishte nisur verifikimet duke mësuar se në burg vuanin dënimin vetëm dy persona me këtë emër: Edmond Bedolli dhe Edmond Leskaj.

Me të lokalizuar të dënuarit, Policia u shkoi në qeli për të kryer kontrolle blic duke gjetur edhe aparatin “Samsung”. Sapo Policia mbërriti në dhomë, Lekaj nxorri telefonin duke ia dorëzuar vetë Policisë, Nga verifikimet e bëra rezultoi  se numri celular që përdorte Edmond Leskaj, i përkiste një personi nga qyteti i Elbasanit.

Leksaj është dënuar me 25 vite heqje lirie. Ai është arrestuar në vitin 2008 në Itali dhe ekstraduar për në Shqipëri në muajin janar të vitit 2014. Tashmë për akuzën e “Futjes dhe Mbajtjes së një aparati telefoni”, Leskaj rrezikon një shtim nga 1 deri në 3 vite burg.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond leskaj edmond leskaj

Sondazh

Poll