Aktualitet

OFL iu dëgon formularin tre të dënuarve për vrasje dhe vjedhje në Tiranë

24 Nëntor 2020, 12:06 Nga DOSJA
OFL iu dëgon formularin tre të dënuarve për vrasje dhe

TIRANE– Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët e vetëdeklarimit tre të dënuarve për vrasje dhe vjedhje nga Tirana dhe u lë 48 orë kohë për përgjigjen.

Fabjon Lamja, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë.

Fatjon Kodra, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër”.

Erland Markola, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i OFL-se

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: F. L., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë; F. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër”; E. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erland markola fabjon lamja fatjon kodra ofl erland markola fabjon lamja fatjon kodra ofl

Sondazh

Poll