Aktualitet

Kryetarja e Komitetit Teknik: Mos kini frikë, kemi mjaftueshëm vende në spitale

23 Nëntor 2020, 09:41 Nga DOSJA
Kryetarja e Komitetit Teknik: Mos kini frikë, kemi mjaftueshëm vende

TIRANË– Kryetarja e Komitetit Teknik për përballimin e pandemisë, Mira Rakacolli u shpreh gjatë konferencës së sotme se nuk ka asnjë mungesë të kapaciteteve spitalore në lidhje me të sëmurët me koronavirus.

“Nuk duhet të ketë asnjë frikë apo pasiguri se kapacitetet spitalore nuk do të mjaftojnë. Megjithatë, ne duhet të jemi të përgatitur. Ne jemi të përgatitur, por duhet të jemi të gjithë bashkë. Asnë frikë për mungesë të kapaciteteve spitalore”, u shpreh Rakacolli.


Prej një jave në Shqipëri janë ndaluar grumbullimet me më shumë se 10 personave në vende të hapura dhe të mbyllura si dhe ndaluar mbledhjet partiake dhe tubimet. Gjithashtu janë ndaluar konferencat, ceremonitë e festave dhe ceremonitë martesore. Ndërsa për ceremonitë mortore lejohet vetëm familja. Këto masa mbesin në fuqi deri në një urdhër të dytë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik 23 nentor 2020 komiteti teknik 23 nentor 2020

Sondazh

Poll