Aktualitet

Situata me COVID, Arbana Fico bën me dije grup-moshat më të prekura: Risku është shtuar

23 Nëntor 2020, 09:23 Nga DOSJA
Situata me COVID, Arbana Fico bën me dije grup-moshat më të

TIRANË– Drejtoresha e ISHP Arbana Fico gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme për mediat tha se nga të dhënat e deritanishme rezulton se 48% e vdekjeve janë të gjinisë mashkullore, ndërkohë që 52% janë femra. Grupmoshat më të prekura nga COVID-19 sipas ISHP janë 65 deri në 74 vjeç, dhe 55 vjeç deri në 64 vjeç.


“Kemi vlerësuar dhe po monitorojmë me vëmendje situatën e COVID 19 dhe ecurinë e epidemisë në vend. Ashtu siç kemi bere me dije çdo dite ne raportimin ditor, situata paraqitet ne një nivel risku te shtuar per arsye te rritjes se rasteve pozitivë ditore shprehur qarte me nje rritje te incidences 14 ditore: Incidenca dy javore rezulton e rritur me 301 persona për 100 mijë banorë. Mesatarja ditore e rasteve pozitivë 704 për javën që lamë pas. Raporti i vdekjeve me raste pozitivë është 2.1% gjatë kësaj jave. Meshkuj 48% Femra 52% Moshat më të prekura 65-74 Ndjekur nga 55-64 Testimet 5.8 në 1000 /javë (rekomandimi obsh 1/1000 javë)”, tha Albana Fico.

Ajo bëri një apel për qytetarët për të zbatuar rregullat e vendosura, të vendosin maskën, të ruajnë higjienën dhe distancën dhe të shmangin grumbullimet.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik 23 nentor 2020 komiteti teknik 23 nentor 2020

Sondazh

Poll