Aktualitet

Dhunoi kunatën, arrestohet 48-vjeçari nga Fushë Kruja. Policia e prangosi në flagrancë teksa…

23 Nëntor 2020, 07:53 Nga DOSJA
Dhunoi kunatën, arrestohet 48-vjeçari nga Fushë Kruja. Policia

DURRËS– Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje. I riu me iniciale B.R., banues në Fushë Krujë, është prangosur pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.

Njoftimi i Policisë:

Arrestohet në flagrancë një 48-vjeçar, për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin B. R., 48 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fushë-krujë fushë-krujë

Sondazh

Poll