Aktualitet

SITUATA ME COVID/ Komiteti Teknik i Ekspertëve japin VENDIMIN: Universitetet do vijojnë online! Asnjë frikë për ezaurimin e

23 Nëntor 2020, 09:20 Nga DOSJA
SITUATA ME COVID/ Komiteti Teknik i Ekspertëve japin VENDIMIN:

TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve për luftën kundër COVID-19 në vendin tonë ka dalë në një deklaratë për shtyp, ku edhe kanë bërë me dije të dhënat më të fundit lidhur me ecurinë e pandëmisë në vendin tonë.  Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, ka deklaruar se situata është përkeqësuar, megjithatë këmbëngul se gjithçka është ende nën kontroll.

Në fjalën e saj, ajo ka bërë me dije se femrat janë më shumë të infektuara se meshkujt, duke shtuar se grupmosha më e infektuar ishte 65-74 vjeç. Më pas, Fico ka shtuar se mesatarisht janë shënuar 700 të prekur në ditë, ndërsa testueshmëria është 5.8/1000 banorë. 


Ndërsa zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli dha lajmin se Universitetet do të qëndrojnë mbyllur për një periudhë të pacaktuar, ndërsa shkollat fillore dhe të mesme do të qëndrojnë hapur, pasi nuk është paraqitur asnjë rrezikshmëri. Gjithashtu Mira Rakacolli ka bërë me dije se nuk ka asnjë arsye që qytetarët të shqetësohet për mungesë të kapaciteteve spitalore, pasi gjithçka është nën kontroll. 

Ndërkohqë shefi i Urgjencës, Skënder Brataj ka bërë me dije se koha e pritjes për qytetarët është rritur, për disa arsye, kjo për shkak se skuadrat duhet të vishen me kostumin e posaçëm për të kuruar pacientët me COVID. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet komitetit teknik 23 nentor 2020 komitetit teknik 23 nentor 2020

Sondazh

Poll