Aktualitet

FOTO+ VD/Situata me COVID çdo ditë e më keq/ Qytetarët s’e vrasin mendjen për pandemi, ndeshje, festa dhe xhiro nga Liqen

23 Nëntor 2020, 09:03 Nga DOSJA
FOTO+ VD/Situata me COVID çdo ditë e më keq/ Qytetarët

TIRANË– Ditët e fundit, Shqipëria ka shënuar shifra rekord sa i përket viktimave dhe rasteve të infektuara nga pandemia e koronavirusit. Për shkak të rritjes alarmante të të dhënave zyrtare, Komisioni i Ekspertëve, vendosi që edhe në kohezion me vendet e tjera, të kufizonte masat e lëvizjes me qëllim uljen e numrave. Por ka kaluar më shumë se një javë dhe sërish situata nuk po përmirësohet. Çdo ditë numërohen më shumë se 10 viktima nga pandemia, mes tyre dhe mosha të reja, ndërkohë që të infektuarit po i afrohen frikshëm katër shifrave.

Edhe pse në botë ‘paniku’ ka kapur majat, në Shqipëri duket se njerëzit nuk duan t’ja dinë më për masat e pandemisë. Mosbesimi tek rrezikshmëria e sëmundjes, shpresa se vaksina është shumë pranë por edhe fodullëku duket se i ka bërë njerëzit të lëshohen. Të paktën deri në orën 22:00, atëherë kur është e lejuar. Të dielën, zona e liqenit të Tiranës ishte e tejmbushur nga qytetarët, të cilët më shumë pa maska se ‘me to’ u dyndën në ajër të freksët.

Pamjet shqetësuan edhe Prishtinën, kryekomunari i të cilës, Shpend Ahmeti i konsideroi si mungesë përgjegjshmërie. Por mesa duket shqiptarët nuk pyesin për rregulla, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë ndalon grumbullimin e më shumë se 10 personave edhe në ambiente të hapura. Megjithatë këshillat kanë përfunduar në koshin më të afërt të plehrave…

Të shtunën, disa imazhe që vinin nga Shkodra, ishin edhe më keq se ato të Liqenit, ku të paktën është ambient i hapur. Teksa luhej ndeshja Vllaznia-Tirana njerëzit shiheshin të mbledhur së bashku duke parë ndeshjen pas respektuar asnjë prej masave në amnientet e mbyllura. Tifozët jo vetëm që nuk mbanin distancë, por në momente të caktuara nuk u ndalën as puthjet e përqafimet prej golave. Ndërkohë që ka më shumë se 8 muaj që ekspertët mbetën duke theksuar se pandemia kalon nga njeriu në njeri prej stërkalave të pështymës.

Ndërkohë që nuk mungojnë as festat. Edhe pse vendi po numëron fundin e shtretërve të lirë në spitalet COVID, nuk mungojnë as festat. Aktori i humorit, Bes Kallaku, në një lokal në Kamëz, me mbi 30 të ftuar, festoi ditëlindjen e 35-të. Bashkë me familjarë dhe shumë “VIP-a” të tjerë, i ftuar ishte presidenti i republikës, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Edhe pse në kohë pandemie, Kallaku vendosi se ditëlindja e tij ishte më e rëndësishme, dhe nuk mund të linte pa festuar. Ndërkohë që prej 8 muajsh, nuk janë zhvilluar as ceremonitë mortore sipas traditave dhe riteve qindra vjeçare. Shkelja u dënua me gjobë, por aktori e cilësoi si të padrejtë duke e ironizuar masën administrative me një foto me Leonard Kokën.

Pavarësisht rasteve, qytetarët nuk po reflektojnë. Dosja.al raportoi dje se brenda pak ditësh do të hapej spitali COVID-4 për shkak të ezaurimit të hapësirave tek 3 të tjerët. Ndërkohë që burime nga Ministria e Shëndetësisë i thanë Dosja.al se pas 30 nëntorit, do të mbyllen edhe të gjithë kopshtet. Ndërkohë që me rritjen e numrave nuk përjashtohet mundësia as për mbyllje të plotë të vendit për të shmangur mbipopullimin e qytetarëve rrugëve për të festuar 28-29 nëntorin. Deri më tani nuk është bërë me dije se mund që të ndërmerret ndonjë masë e tillë, por as nuk është përjashtuar. E gjitha mbetet për t’u parë…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll