Aktualitet

Aksidenti në ‘Shkallën e Tujanit’, shkon në 2 numri i viktimave, humb jetën e moshuara

23 Nëntor 2020, 08:33 Nga DOSJA
Aksidenti në ‘Shkallën e Tujanit’, shkon në 2 numri i

TIRANË– Rëndohet bilanci i aksidentit të ndodhur ditën e djeshme tek ‘Shkalla e Tujanit’.

Si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën pasagjerja e mjetit, Defa Kaloshi, 73 vjeç, nëna e drejtuesit të mjetit.

Ajo u dërgua ditën e djeshme me urgjencë në spitalin e Traumës, por nuk ia doli që t’i mbijetonte plagëve të marra si edhe kishte humbur shumë gjak.

Ndërkohë, në vendngjarje dje ka humbur jetën dhe pasagjeri tjetër në mjet, 68 vjeçari me inicialet Hidër Daci. Në makinë me ta ndodheshin dhe dy persona të tjerë, të cilët kanë marrë plagë por janë janë në spital në gjendje të mirë shëndetësore.

Vendi ku ndodhi aksidenti është kantier ndërtimi, për pasojë bëhet e ditur se është vendosur nën hetim kompania që po kryente punimet për të zbardhur nëse janë respektuar masat e sigurisë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident te shkalla e tujanit aksident te shkalla e tujanit

Sondazh

Poll