Aktualitet

Brataj e pranon: Koha e pritjes për qytetarët është rritur. Qytetarët të telefonojnë në këtë numër

23 Nëntor 2020, 09:37 Nga DOSJA
Brataj e pranon: Koha e pritjes për qytetarët është rritur.

TIRANË– Gjatë konferencës për media të Komitetit Teknik, kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Bratajka sqaruar se për shkak të rasteve të shumta koha e pritjes për qytetarët është rritur, teksa ka listuar dhe arsyet.

Koha e pritjes për qytetarët është rritur, për disa arsye. Duke ditur që kryejmë 463 vizita, por ka dhe një procedurë ku nga këto janë 146 për COVID, epiket duhet të vishen dhe të shkojnë drejt pacientëve dhe triazhimin bëhet mbi bazën e gjendjes së një pacienti. Është një kontroll mjekësor, i thuhet qytetarit “nëse ka një përkeqësim njofto menjëherë” sepse menaxhimi bëhet nga prioriteti i përkeqësimit të sëmundjes“, tha Brataj.


Ai më tej dha një sqarim për qytetarët që kanë vështirësi të komunikojnë me mjekun e familjes, duke u sugjeruar të marrin në numrin 08004040.

‘Doja të theksoja edhe një gjë tjetër për qytetarët. Për çdo qytetar që ka vështirësi me mjekun e familjes për ta kontaktuar, për shumë arsye, sepse edhe ne përfundojmë pacientë. Ka edhe nga kolegët tanë që janë të infektuar, që nuk janë në punë, të marrin 08004040 dhe ne gjejmë mundësinë që përmes qendrës shëndetësore t’i plotësojmë sistemin e referimit që qytetarit i duhen për të gjitha shërbimet. Vazhdon numri i thirrjeve të jetë stacionare, nuk kemi rritje, numri i vizitave mbetet i lartë 463 thirrje për 24 orë në banesë dhe 46% e tyre përfundojnë në spital”, tha Brataj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik 23 nentor 2020 komiteti teknik 23 nentor 2020

Sondazh

Poll