Aktualitet

Kamera e fshehur/ Moderatori shqiptar shtiret si i sëmurë, dërgohet me urgjencë në spital

23 Nëntor 2020, 07:43 Nga DOSJA
Kamera e fshehur/ Moderatori shqiptar shtiret si i sëmurë,

KOSOVË-Një kamera e fshehtë është bërë gjatë emisionit ‘Kojshia Shoë’ nga moderatori Sadri Imeri i cili ka krijuar një situatë, përmes së cilës përcolli një mesazh.

Ai pretendoi se ishte sëmurë duke kontaktuar urgjencën. Ekipi u shfaq menjëherë në vendin e ngjarjes, të cilët u përkujdesën që gjendja e moderatorit të përmirësohet.

Pasi erdhën ndihma e shpejtë Imeri bëri të ditur se nuk është i sëmurë, por ky ishte një mesazh për të gjithë ata që thërrasin ekipin e emergjencës pa pasur ndonjë gjë.

“Ju bëj apel qytetarëve të Republikës së Kosovës, mos e përdorni ndihmën e shpejtë, thërrisni vetëm kur keni nevojë, sepse kështu ju i humbi mundësinë një personi me të vërtetë të sëmurë”, është shprehur ai.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kamera e fshehte kojshia show sadri imeri kamera e fshehte kojshia show sadri imeri

Sondazh

Poll