Aktualitet

Tritol makinës së vlonjatit/ 600 gramët nuk u hodhën në erë, autorët treguan mëshirë. ‘Benz-i’ përdorej nga gruaja

23 Nëntor 2020, 06:58 Nga DOSJA
Tritol makinës së vlonjatit/ 600 gramët nuk u hodhën në

VLORË– Një makine në Vlorë i është vënë tritol mbrëmjen e djeshme, teksa ishte parkuar në lagjen “Hajro Çakërri” të qytetit. Poshtë makinës, e cila ishte në pronësi të Sokol Binajt ishte vendosur 600 gram tritol. Tritoli ishte vendosur në anën e shoferit me magnet të fortë që të mos binte nga vendi ku edhe ishte projektuar që të qëndronte.

Mirëpo teksa po e parkonte mjetin, bashkëshortja e tij ka pikasur një dritë të kuqe, dhe ka lajmëuar menjëherë të shoqin, i cili ka bërë edhe denoncimin tek forcat xheniere. Këto të fundit kanë bërë të mundur shpërthimin e komanduar rreth orës 03:00 të mëngjesit të 22 nëntorit. (Shiko këtu)

Mendohet se lënda plasëse është vendosur prej ditësh në mjet, por nuk ishte shpërthyer pasi automjeti tip ‘Benz’ kohët e fundit përdorej nga bashkëshortja dhe fëmijët e S.Binaj.

Në dëshminë e tij në Komisariatin e Vlorës, Binaj ka thënë se nuk dyshon askund, pasi nuk ka pasur konflikte më herët me ndonjë person. Sipas tij, ai bën një jetë të qetë në Shqipëri, pasi ka dy vite që është kthyer nga jashtë shtetit.

Një nga pistat e hetimit lidhet edhe me ndonjë konflikt që mund të ketë pasur kohët e fundit 35-vjeçari, por nuk përjashtohet edhe veprimtarisë jashtë vendit, edhe pse 35-vjeçari nuk është i skeduar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shperthim tritoli ne vlore sokol binaj shperthim tritoli ne vlore sokol binaj

Sondazh

Poll