Politike

Mediu pas marrëveshjes me PD: Qytetarët do të votojnë vetëm kur të jenë të lirë

23 Prill 2019, 07:31 Nga DOSJA
Mediu pas marrëveshjes me PD: Qytetarët do të votojnë

TIRANË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një deklaratë të shkurtër për mediat ka folur për marrëveshjen me Partinë Demorkatike.

Sipas tij kontrata e re e kalon bashkëpunimin e tyre në një dimension tjetër dhe u shpreh qytetarët do të votojnë vetëm atëherë kur vullneti i tyre nuk do të jetë i manipuluar.

Kjo marrëdhënie e opozitës është vendimtare për të ndaluar zgjedhjet farsë, ne si opozitë kemi sot një raport jo vetëm politik, por dhe instistucional. Nuk duam që të cënohen të drejtat e qytetarëve me zgjedhje të manipuluara. Është e detyrë e çdo politikani që të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhje do të ketë vetëm kur qytetarët të mund të votojnë të lirë”, tha Mediu.  

Sot, Partia Demokratike zyrtarizoi koalicionin me partitë opozitare. Marrëveshja me 6 aleatët përmban 10 pika. Në pakt theksohet se asnjë nga partitë nuk do të regjistrohet në zgjedhje nëse nuk ka garanci se ato do të jenë të lira. Aleatët e Bashës, thanë se nuk ka zgjedhje pa larguar qeverinë Rama.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fatmir mediu koalicioni opozitar marreveshja e opozites marreveshja pd pr zgjedhje pa opoziten fatmir mediu koalicioni opozitar marreveshja e opozites marreveshja pd pr zgjedhje pa opoziten

Sondazh

Poll

Politike 22 Prill 2019, 21:46

PD krijon nesër koalicionin opozitar

TIRANË– Ditën e nesërme në orën 09:00, Partia Demokratike do të nisë firmosjen e marrëveshjeve për krijimin e një koalicioni opozitar.Disa nga partitë nëns...