Aktualitet

‘Shpresa po vjen’/ Prodhuan vaksinën 95% efektive ndaj COVID-19, Pfizer dhe BioNTech aplikojnë sot për autorizimin e për

20 Nëntor 2020, 14:41 Nga DOSJA
‘Shpresa po vjen’/ Prodhuan vaksinën 95% efektive ndaj

SHBA– Pfizer dhe BioNTech aplikojnë sot pranë Administratës amerikane për Ushqimet dhe Drogërat për autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës ndaj COVID-19.

Rezultatet nga provat klinike të Fazës 3 të Pfizer kanë dhënë një lajm premtues: dy doza të ndara në tre javë diferencë ishin 95% efektive për parandalimin e koronavirusit.  Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech janë gati të vënë në dispozicion 50 milion doza këtë vit dhe 1.3 miliardë në 2021.

“Puna jonë për të ofruar një vaksinë të sigurt dhe efektive nuk ka qenë kurrë më urgjente sesa kaq, ne vazhdojmë të shohim një rritje alarmante në numrin e rasteve të COVID-19. Shpresa dhe ndihma janë në rrugë e sipër,“-tha Dr. Albert Bourla, kryetari dhe CEO i Pfizer.

Ndërkohë edhe prodhuesi i ilaçeve Moderna pritet gjithashtu të paraqesë kërkesën për autorizimin e përdorimit të vaksinës së saj në javët e ardhshme. Sipas të dhënave, më shumë se 100 vaksina Covid-19 janë ose në zhvillim ose në prova klinike.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet komania pfizer dhe biontech vaksina anti-covid komania pfizer dhe biontech vaksina anti-covid

Sondazh

Poll