Aktualitet

FOTO NGA VENDNGJARJA/ U raportua për të shtëna me armë, policia sqaron ngjarjen: 67-vjeçari vdiq nga arresti kardiak

20 Nëntor 2020, 13:30 Nga DOSJA
FOTO NGA VENDNGJARJA/ U raportua për të shtëna me armë,

TIRANË– Një 67-vjeçar, banues në zemër të ish-Bllokut në Tiranë, ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Banorët e zonës dhanë alarmin për të shtëna me armë zjarri, por policia ka sqaruar ngjarjen.

Në momentin që ka mbërritur pranë “Sky Tower”, aty ku dhe u raportua për të shtëna, policia ka konstatuar një person të pajetë, dhe bëhet fjalë për një 67-vjeçar me inciialet P.S.. 67-vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak.

Njoftimi i policisë Tiranë/Informacion paraprak: Me datë 20.11.2020, rreth orës 13:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, ka ndërruar jetë shtetasi P.S., 67 vjeç. Vijojnë veprimet me grupin hetimor për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ish-bllok tirane vdes nje person ne bllok ish-bllok tirane vdes nje person ne bllok

Sondazh

Poll