Aktualitet

‘O sot o kurrë!’/ Pipero kërkon mbylljen e bizneseve: Të paktën baret dhe restorantet, nuk jam për një karantinë të

20 Nëntor 2020, 14:20 Nga DOSJA
‘O sot o kurrë!’/ Pipero kërkon mbylljen e bizneseve:

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero kërkon që të mbyllen baret lokalet dhe restorantet pasi sipas tij janë rrezik i madh për përhapjen e virusit.

“Për mua sot që flasim, vendi, mjedisi, ku më së shumti qarkullon dhe përcillet virusi janë baret, kafetë, më pak restorantet”- tha Pipero në News24 duke bërë apel për respektimin e protokolleve. Ai tha se nuk është për një karantinë të dytë por për respektim të masave.

Së paku të mbyllen më herët. nëse baret dhe restorantet nuk respektojnë protokollet e distancave, ato bare që nuk i respektojnë të mbyllen një orë e më parë. Nuk është koha për të dëfryer por për të pasur kujdes. Kam parë dhjetëra lokale plot, brezi i ri, lozin, dëfrejnë me një kafe rrinë 4 orë. Të respektohet protokolli. Duhet të merret një masë.
Nuk jam për karantine të dytë apo një mbyllje të dytë. Nuk është ajo zgjidhja. pjesë e zgjidhjes është kjo që nuk është pjesë e zgjedhjes. Duhet medoemos të frenojmë transmetimin e virusit. Mosha 16-17-vjeçare që vetë në lokale nuk jeton vetëm, ka familje, shkon në shkollë. Duhet doemos që atje ku më së shumti qarkullon të frenohet. Përpara se të mendojmë bllokimin, kapacitetet e shtuara spitalore të respektojmë ato masa që janë të rëndësishme. E shoh të arsyeshme të ngre zërin sepse o sot o kurrë mund ta parandalojmë”, tha Pipero.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero

Sondazh

Poll