Aktualitet

Atentat pas sherreve për fabrikën e Ferrokromit, shpëtojnë dy kushërinjtë, ‘shenjestra’: I vuri djali tim armën në k

20 Nëntor 2020, 13:47 Nga DOSJA
Atentat pas sherreve për fabrikën e Ferrokromit, shpëtojnë

BULQIZË- Atentat i dështuar në Bulqizë! Shënjestra Eri Tollja po qarkullonte me makinë më të afërmin e tij, Shaban Tolljan, kur mjeti i tyre është qëlluar me breshëri automatiku nga një person i identifikuar si Besmir Zeneli.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40 në hyrje aksin Bulqizë-Peshkopi, por fatmirësisht asnjë prej plumbave të lëshuar nuk ka prekur dy të afërmit. Sipas protagonistëve kryesore të ngjarjes familjet Tollja dhe Zeneli kanë konflikte të vjetra për fabrikën e Ferrokromit në Tërnovë.

Ata kanë bërë me dije se disa muaj më parë autori i atentatit të sotëm ka ndërmarrë edhe sulme të tjera ndaj familjes Tollja, përfshirë edhe kërcënimin me armë në kokë të një 15-vjeçari.

Dy kushërinjtë Tollja janë shoqëruar në komisariatin e Bulqizës për t’u marrë në pyetje, në mënyrë që të zbardhen motivet e ngjarjes. Ndërsa Zeneli, është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

(k.m/a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat i deshtuar ne bulqize atentat ne bulqize eri tollja atentat i deshtuar ne bulqize atentat ne bulqize eri tollja

Sondazh

Poll