Aktualitet

Gjykata refuzon kërkesën e Simsek, i hapet rruga dëbimit të tij

20 Nëntor 2020, 13:58 Nga DOSJA
Gjykata refuzon kërkesën e Simsek, i hapet rruga dëbimit të

TIRANË– Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e Selami Simsek për sigurimin e padisë. Ai kërkonte të mos ekzekutohej vendimi i Komisionit që i ka refuzuar azilin. Kjo i hap rrugë debimit të tij nga Shqipëria edhe pse brenda 5 ditëve mund të apelohet.

Avokati i Simsek Elton Hysenaj është shprehur se vendimi do të apelohet.

Simsek u arrestua më 8 korrik të 2019-ës, për falsifikim dokumentash. Ai kërkoi që të largohej drejt Kanadasë me dokumenta të falsifikuara nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Gjatë arrestimit, atij iu sekuestra pasaporta false. Së bashku me të u arrestua edhe mësuesi Harun Çelik, i cili u ekstradua drejt Turqisë.

Gylenisti Selami Simsek ka bërë përpjekje për të frenuar ekstradimin drejt Turqisë. Ai i ka drejtuar një kërkesë Komisionit Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, për të ndaluar ekstradimin. Simsek këmbëngul, se nëse ndodh ekstradimi në Turqi, atij i rrezikohet jeta. Drejtori i Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë, Sokol Sheti, së bashku me tre specialistë, firmosën shkresën, ku thuhej se Simsek nuk i përmbush kushtet për njohjen e të drejtës së azilit. Në shkresë thuhej, se ndaj këtij vendimi, mund të bëhej ankimim brenda 15 ditëve në Komisioni Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet selami simsek selami simsek

Sondazh

Poll