Aktualitet

Gruaja paraqitet në ambientet e Infektivit, kërkon sendet personale të bashkëshortit që i vdiq nga COVID: Vij këtu, s’de

20 Nëntor 2020, 13:17 Nga DOSJA
Gruaja paraqitet në ambientet e Infektivit, kërkon sendet personale

TIRANË– Një grua kërkon nga personeli i spitalit Infektiv që ti dorëzojnë sendet personale të bashkëshortit që humbi jetën nga COVID.

Ajo është paraqitur ditën e sotme në rrethrrotullimin e spitalit prej nga kërkon sendet. Sipas saj, bashkëshorti ka pasur në spital portofolin, telefonin kartat e bankës dhe sende të tjera personale.

Ky është procesverbali i morgut. Thotë s’ka asnjë gjë, është bosh. Unë vij këtu, s’del asnjë njeri. Ça të bëj unë e shkreta. Asnjë gjë nuk kam, as kartë banke, asgjë. Vij ketu nuk vjen asnjeri.”, thotë gruaja për Ora News.

Më tej gruaja shprehet se e ka çuar procesverbalin dhe në polici. “Kam shkuar në Polici. Kam shku ja kam dhënë. E kam bërë në Polici”, është shprehur ajo.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirus në shqipëri situata te infektivi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirus në shqipëri situata te infektivi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll