Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Flet vajza e Ahmet Toskës: Im atë nuk u vra për punë femrash, s’ka qenë i martuar para nënës sonë, me Fatm

20 Nëntor 2020, 12:48 Nga DOSJA
EKSKLUZIVE/ Flet vajza e Ahmet Toskës: Im atë nuk u vra për

TIRANË– Tanja Toska, e bija e të vrarit Ahmet Toska ka mohuar që ky krim të ketë ndodhur për motive ‘pasioni’. Në një prononcim ekskluziv për Dosja.al, Tanja, vetëm 20 vjeçe, shprehet e tronditur teksa dëgjon dhe lexon konkluzionet në media për vrasjen e të atit. Vajza e të ndjerit shton se mes babait të saj, dhe të arrestuarit Fatmir Hoxhaj, nuk di të ketë pasur asnjë konflikt.

Ajo tregon gjithashtu se askush nga familja e saj, xhaxhallarët apo të afërmit nuk e njihnin autorin e arrestuar. Personi që e ka identifikuar në kamerat e sigurisë ka qenë vetë gruaja e viktimës, që pa me sytë e saj se si ia vranë të shoqin, teksa e përcillte për në punë, mëngjesin e 26 tetorit.

Përsa u përket lajmeve se motivi ka qenë xhelozia dhe se i ndjeri Ahmet Toska ka qenë i martuar më herët e gruan e autorit, Tanja thotë se gjithçka është një gënjeshtër.

“Nuk është e vërtetë. Babai im nuk ka qenë i martuar më parë. Ai ka qenë emigrant në Greqi dhe kur është kthyer në Shqipëri, është njohur me mamin tim dhe janë martuar. Nuk ka pasur martesë të mëparshme. Unë jam 20 vjeçe, por vëllain e kam më të vogël, dhe kur i lexon këto lajme treonditet. Ne akoma nuk e kemi marrë veten nga ngjarja, kur shohim edhe këto detaje për ‘krim pasioni’. Ju lutem mos na trondisni më. Unë nuk di të them asgjë për motivin e krimit, por ne nuk e njihnim autorin. Asnjë nga familja ime, xhaxhallarët apo të afërmit, nuk dinë për një konflikt mes të arrestuarit dhe babait tonë. Atë e njohu mami, e ka parë nga kamerat e sigurisë, sepse ishte aty kur ndodhi vrasja dhe tha ‘po, ky është’,”- tregon Tanja me zërin që i dridhej.

Fatmir Hoxhaj është lënë në burg. Ai akuzohet si autor i vrasjes së Toskës mëngjesin e 26 tetorit në Fier dhe po gjykohet për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

Përpara trupit gjykues Hoxhaj ka mohuar gjithçka dhe alibia që ka nxjerrë është fakti se ditën e krimit ka fjetur deri në orën 08:00. Por, nitrati i gjetur në rrobat e tij, e ka fundosur. 50-vjeçari, Ahmet Toska u qëllua me armë zjarri në kokë në orën 6 të mëngjesit të 26 tetorit, teksa po përcillte bashkëshorten në punë. Kjo e fundit ka parë gjithë skenën.

Dje u raportua se motivi ishte xhelozia, pasi Hoxhaj dhe Toska kanë dashuruar të njëjtën grua, por këto zëra i ka hedhur poshtë vajza e të ndjerit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ahmet toska fatmir hoxhaj tanja toska ahmet toska fatmir hoxhaj tanja toska

Sondazh

Poll