Aktualitet

Gjyqi i Izet Haxhisë, prokuroria kërkon shoqërimin me detyrim të dëshmitarëve në seancë

20 Nëntor 2020, 13:03 Nga DOSJA
Gjyqi i Izet Haxhisë, prokuroria kërkon shoqërimin me detyrim

TIRANË– Ish-truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia bëri kërkesë për përjashtimin e trupës gjykuese, por Gjykata e Lartë vendosi mos pranimin e rekursit të bërë.

Sot, si dëshmitar është paraqitur në gjyq vetëm Kujtim Riza.  Prokurori Dritan Dushi kërkoi shoqërimin me detyrim të dëshmitarëve që nuk kanë paraqitur shkaqe ligjore për mungesën e tyre në seancën gjyqësore.

Për shkak se është karantinuar, avokati Idajet Beqiri nuk është paraqitur në gjyq, prandaj u caktua avokat kryesisht për Izet Haxhinë, Elvis Gorishti.

Seanca e radhës që do të zhvillohet me datë 4 dhjetor.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi i izet haxhise gjyqi i izet haxhise

Sondazh

Poll