Aktualitet

Ndërron jetë nga COVID një fëmijë 16 muajsh, prej ditësh ndodhej në reanimacion

20 Nëntor 2020, 12:39 Nga DOSJA
Ndërron jetë nga COVID një fëmijë 16 muajsh, prej

TIRANË- Ditën e sotme ka ndërruar jetë nga COVID një foshnje 16 muajshe. Fëmija e seksit femër ishte e shtruar në reanimacion prej ditësh.

Fëmija me inicialet A.K ishte me origjinë nga qyteti i Durrësit si dhe bëhet e ditur se ka lindur me probleme shëndetësore. Mësohet se ajo ka pasur hemorragji të vazhdueshme.

Një ditë më parë u raportua se, në Pediatrinë e QSUT-së ndodhen 4 të mitur të shtruar, pasi janë prekur nga koronavirusi si dhe rasti i foshnjës që ndërroi jetë.

Deri tani në vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me Covid pas testimeve 30,623, ndërkohë që kanë humbur jetën 657 persona, ndërsa shifrat prej javësh tashmë njohin vetëm rritje.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi nderron jete foshnja 16 muajshe viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi nderron jete foshnja 16 muajshe viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll