Sport

Trajneri i Fiorentinës, mesazh për të pasionuarit shqiptarë të futbollit

19 Nëntor 2020, 18:30 Nga DOSJA
Trajneri i Fiorentinës, mesazh për të pasionuarit shqiptarë

ITALI – Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë në fillim të muajit dhjetor kursin e përgatitësit atletik. Drejtuesi i këtij kursi do të jetë përgatitësi atletik i kombëtares shqiptare të futbollit, Luixhi Febrari. Një mundësi e shkëlqyer për të gjithë të interesuarit për t’u kualifikuar profesionalisht përmes një kursi, që do të ofrojë të gjithë eksperiencën më të mirë bashkëkohore dhe lektorë me emër.

Përmes një video-mesazhi këtë iniciativë të Federatës e ka përshëndetur edhe trajneri i Fiorentinës, Çezare Prandeli.

“Përshëndetje të gjithë sportdashësve në Shqipëri. Më kanë pyetur se çfarë mendoj për rolin e përgatitësit atletik në një skuadër futbolli. Mendoj që tashmë është bërë e domosdoshme të kesh një përgatitës atletik dhe po ua shpjegoj arsyet. Përgatitësi atletik ka studiuar lëndën dhe është i aftë të krijojë dhe t’i propozojë trajnerit ngarkesën e punës, por mbi të gjitha analizon edhe të dhënat për parandalimin e dëmtimeve,” – thotë Prandeli në mesazhin e tij.

“Pra, është e qartë se roli i trajnerit është i domosdoshëm për t’i dhënë direktiva përgatitësit atletik, por roli i përgatitësit atletik tashmë është vërtetë tejet i nevojshëm. Studion të dhënat, propozon ushtrime të qenësishme për përmirësimin, jo vetëm individual, por edhe kolektiv.

Kështu që uroj që edhe Shqipëria, një vend që po bën zhvillime të mëdha futbollistike, të nisë kursin e përgatitësve atletikë. Ju përshëndes të gjithëve, ju uroj fat dhe mirupafshim!”- u shpreh trajneri i Firoentinës.

Sipas rregullores së re të miratuar nga FSHF, në çdo skuadër futbolli do të ketë një përgatitës atletik në stafin e një skuadre, por edhe në stolin e saj teknik.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll