Sport

Ukrainasi fyen Sër Ferguson: “Ik q*u skocez i mu*it.”

19 Nëntor 2020, 18:45 Nga DOSJA

ANGLI – Ish-mesfushori ukrainas i Mançester Junajtid, Andrei Kançelski, tregon pas shumë vitesh, një debat të ashpër me ikonën e “djajve të kuq”, Sër Aleks Ferguson.

Ai mbërriti në Mançester në vitin 1991 dhe dinte shumë pak anglisht, një mangësi që nga shokët e skuadrës përdorej për të bërë shpesh herë shaka. “Çdo herë që një lojtar i huaj vinte në skuadër, gjëja e parë i mësonin fjalët e këqija”.

Kështu tregon Kançelski se si ndodhi edhe me të, në momentet që arriti të krijonte një lloj afrimiteti me shokët e ekipit. Duke përdorur faktin që nuk dinte mirë anglisht, ata i mësuan mbrapsht se si t’i drejtohej trajnerit të Mançester Junajtid, në ato vite Sër Aleks Ferguson.

“Një ditë, besoj për herë të parë që përballesha me Aleks Ferguson, e takova në korridoret e “Cliff”, dhe ai më tha: “Gjithcka mirë Andrei, si po shkon?”. Dhe unë me buzëqeshje iu përgjigja “Ik q*u skocez i mu*it”.

Ferguson ndaloi një moment, pastaj nisi të qeshë me të madhe, duke iu bashkuar të e qeshurave edhe të shokëve të tjerë të skuadrës në dhomat e zhveshjes.”

Në karrierën e tij Andrei Kançelski zhviloi 161 neshje me Mançester Junajtid dhe shënoi plot 36 gola.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll