Aktualitet

Ardi Veliu me COVID, preken mësueset dhe 16 efektivë policie/ Koronavirus bën namin!Vdes foshnja 16 muajshe, ndërron jetë a

20 Nëntor 2020, 11:14 Nga DOSJA
Ardi Veliu me COVID, preken mësueset dhe 16 efektivë policie/

TIRANË– Tre viktima dhe 5 të infektuar. Kjo është situata që raportohet në mënyrë jo zyrtare deri më tani nga koronavirus në vendin tonë.

Një fëmijë 16 muajsh është viktima më e vogël që ka ndërruar jetë nga covid në vendin tonë. Ajo ishte e shtruar prej ditësh në reanimacion si dhe kishte gjakderdhje të shpeshta. Vogëlushja nga Durrësi nuk mundi të fitonte betejën me virusin.

Aktori i humorit Fatmir Xhelili ka ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19.  Ai kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale në zemër pak ditë para se të infektohej dhe kishte dalë nga spitali. Kur kishte shfaqur simptomat e virusit ai u shtrua te infektivi e gjendja e tij sa vinte dhe përkeqësohej. Një tjetër humbje jete ishte dhe ajo e agjentit të anti-drogës, F.B. Lajmi u bë dije pak momente pasi agjenti ka humbur betejën me koronavirusin.

Ardian Dardha, punonjës i Forcës së Sigurisë së Portit Detar Shëngjin gjithashtu humbi jetën nga virusi, lajm ky që u tha nga kolegët e të ndjerit.

U mësua se dhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu është infektuar me Covid-19. Veliu ka marrë ditën e sotme përgjigjen e tamponit i cili ka dalë pozitive. Ai ka shfaqur simptoma të Covid-19 dhe po merr trajtimin mjekësor në shtëpi ndërkohë që është në gjendje të mirë shëndetësore. Në vend të Veliut, drejtimin e policisë e ka marrë zv. Drejtori Albert Dervishi.

Gjithashtu të infektuar janë dhe katër mësues në qytetin e Krujës. Kjo ka bërë që shkolla të mbyllet dhe mësimi të vijojë online. 16 efektivë policie janë infektuar me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit. Në total, që nga fillimi i pandemisë janë infektuar me Covid-19 699 efektivë, ndërsa aktualisht janë 317 policë aktivë me Covid-19

Ditën e djeshme në vendin tonë është shënuar një rekord i numrit të rasteve të reja me Covid, ku janë konfirmuar pozitiv 786 persona dhe kanë humbur jetën 11 të tjerë. Në total në Shqipëri, kanë ndërruar jetë 637 pacientë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirus në shqipëri viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirus në shqipëri viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll