Aktualitet

Akuzat e Bashës, distancohet Mjekësia Ligjore: Nuk kemi fshehur asgjë, skedat i bën vetë spitali

20 Nëntor 2020, 11:13 Nga DOSJA
Akuzat e Bashës, distancohet Mjekësia Ligjore: Nuk kemi fshehur

TIRANË– Kreu i Institutit të Mjekësisë Ligjore Bledar Xhemali, ka mohuar të ketë fshehur ndonjë viktimë të shkaktuar pas infektimit me Covid-19.

Një ditë pas akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha, Xhemali në një prononcim për Report TV tha se ata nuk kanë fshehur asgjë dhe nuk kanë pasur asnjë të vdekur pa skedë.

“Nuk kemi fshehur asgjë dhe nuk kemi pasur asnjë të vdekur pa skedë. Të vdekurit me skedë nuk kalojnë nga mjekësia ligjore por i trajton vetë spitali dhe mjeku që konstaton vdekjen,”- tha ai ndër të tjera.

Një natë më parë, Lulzim Basha ka akuzuar autoritetet shtetërore, duke thënë se këto të fundit kanë fshehur numrin real të viktimave nga COVID-19. Sipas Bashës, nga 923 viktima, MSH raportoi vetëm 509. Rama i konsideroi shpifje këto akuza. Mjekët me në krye Najada Çomon i hodhën poshtë teksa shtuan se në rast përsëritjeje, do të kërkojën hetim nga prokuroria. SPAK është distancuar bashke me Mjekësinë Ligjore. Prokuroria e Tiranës nuk ka nisur asnjë hetim.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet akuzat e bashes per fshehjen e viktimave mjeksia ligjore akuzat e bashes per fshehjen e viktimave mjeksia ligjore

Sondazh

Poll