KLP hap garën për 28 vende të lira në disa prokurori, zbulon kriteret dhe afatet
20 Nëntor 2020, 11:26Nga DOSJA
TIRANË-Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli ditën e sotme thirrjen për fillimin e procedurave për plotësimin e 28 vakante në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, pranë Gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apelit, për Drejtues.
Në dokument janë të përcaktuara edhe kushtet që duhet që të plotësojnë kandidatët.
Kandidatët që plotësojnë kushtet duhet ti paraqesin kërkesat e tyre jo më vonë se 2 javë kalendarike nga data e nesërme e shpalljes së thirrjes në faqen e internetit të Këshillit.
Vendimi i plote
Bazuar në nenin 149/a të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenin 52 pika 7 dhe 8, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpall sot thirrjen për fillimin e procedurave për plotësimin e 28 (njëzet e tetë) pozicioneve vakante në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, pranë Gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apelit, për Drejtues.
Lista e vendeve vakante është si më poshtë: 1. Prokuroria pranë Gykatës së Apelit Shkodër 2. Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Korçë 3. Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës 4. Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër 5. Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë 6. Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë 7. Prokuroria pranë Gjyatës së Shkallës së parë Tiranë 8. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Shkodër 9. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tropojë 10. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Kukës 11. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Lezhë 12. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Dibër 13. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Mat 14. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Kurbin 15. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës 16. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan 17. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Lushnjë 18. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier 19. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Pogradec 20. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Korçë 21. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Përmet 22. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Vlorë 23. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Sarandë 24. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër 25. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Pukë 26. Prokuroria pranë Gjyatës së Shkallës së parë Kavajë 27. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Krujë 28. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Berat
Këshilli i Lartë i Prokurorisë i’u bën thirrje që të të kandidojnë të gjithë prokurorëve që plotësojnë kushtet e mëposhtme: a) të jetë prokuror i Republikës së Shqipërisë; b) të mos ketë masë disiplinore në fuqi; c) të mos ketë qenë anëtar i Këshillit në tre vitet e fundit; ç) të ketë ushtruar funksionin jo më pak se 7 (shtatë) vjet, gjatë së cilës periudhë, të paktën 4 vjet në të njëjtën shkallë, duke përfshirë edhe përvojën si magjistrat i komanduar; d) Në momentin e shpalljes të jetë prokuror i prokurorisë, pranë së cilës ndodhet pozicioni i lirë i drejtuesit. (Ky kusht nuk zbatohet në rast se në atë prokurori, dy muaj para dhe deri në tre muaj pas mbarimit të mandatit të drejtuesit, ka pozicione që bëhen të lira në mënyrë të përhershme;) dh) të jetë kandidimi i tij i parë në pozicionin e drejtuesit të asaj prokurorie.
Drejtuesit e emëruar aktual të Prokurorive kanë të drejtën të rikandidojnë. Në bazë të pikës 9 të nenit 52 të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pas dorëzimit të aplikimeve dhe vlerësimit paraprak për plotësimin e kushteve të kandidimit, kandidatët do t’i nënshtrohen verifikimit të pasurisë dhe të figures.
Kandidatët që plotësojnë kushtet e sipërpërmendura i paraqesin kërkesat e tyre jo më vonë se dy javë kalendarike nga data e nesërme e shpalljes së thirrjes në faqen e internetit të Këshillit. Krahas kërkesës për kandidim, kandidatët dorëzojnë pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesa për shprehjen e interesit për të kandiduar për pozicionin e lirë të shpallur; b) Një jetëshkrim i përditësuar; c) Vetëdeklarim për mospasjen masë disiplinore në fuqi; ç) Vetëdeklarim për mosqenien në situatën e papajtueshmërisë ambjentale sipas përcaktimeve të pikës 3, të nenit 8, të Ligjit për Statusin; d) Një platformë personale e qëllimeve dhe objektivave që kandidati propozon të ndjekë, në rast se ngrihet në detyrë si drejtues. (Ky dokument duhet të jetë punë origjinale e kandidatit dhe nuk duhet të kalojë 15 faqe, në llojin e shkrimit Times New Roman, madhësia 12, me një njësi hapësire mes rreshtave.) dh) Platforma e kandidatit duhet të përmbajë ndër të tjera: i. Plan të detajuar mbi mënyrën e ushtrimit të kompetencave të drejtuesit. Kandidati duhet të japë një qëndrim mbi mënyrën se si mund të realizohen në mënyrën më të efektshme të mundshme kompetencat e drejtuesit të prokurorisë në fazën e hetimit, por pa cënuar pavarësinë e prokurorit të çështjes; ii. Një plan të besueshëm e të detajuar për të drejtuar zyrën, për të zhvilluar funksionimin dhe efektivitetin e saj; iii. Plan i besueshëm në lidhje me mënyrën e organizimit dhe funksionimit së zyrës së prokurorisë, për veprimtarinë administrative që lidhen me ushtrimin e ndjekjes penale;
Vlerësimi i situatës së zyrës së prokurorisë përkatëse gjatë katërvjeçarit të fundit dhe vizioni i tij, në lidhje me sfidat kryesore me të cilat përballet kjo zyrë, duke listuar hapat që duhet të ndërmerren për të përballuar këto sfida dhe arsyet e përzgjedhjes së tij; v. Hapat të cilat duhet të ndërmerren për të rritur nivelin e besueshmërisë së publikut në sistemin e prokurorisë; vi. Hapat dhe planifikimet që duhet të kryhen për të evidentuar nëse në sistemin e Prokurorisë respektohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. e) Çdo dokument tjetër që e gjykon të arsyeshëm kandidati.
Aplikimet do të dorëzohen në formë elektronike në adresën: [email protected] (në këtë rast të gjitha dokumentat e sipërpërmendura duhet të jenë të skanuara) ose në formë fizike në adresën: Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Rruga “Ana Komnena”, godina e “Polit të Drejtësisë”, Tiranë.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Tre viktima dhe 5 të infektuar. Kjo është situata që raportohet në mënyrë jo zyrtare deri më tani nga koronavirus në vendin tonë.Një fëmijë 16 muaj...
TIRANË– Kreu i Institutit të Mjekësisë Ligjore Bledar Xhemali, ka mohuar të ketë fshehur ndonjë viktimë të shkaktuar pas infektimit me Covid-19.Një ditë pa...
TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin dy subjekteve të radhës, të cilët duhet të vetëdeklarojnë të ardhurat dhe pasurinë. Mësohet...
DURRËS– Kanë përfunduar hetimet për tërmetin e 26 nëntorit në Durrës. Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe dosja i ka kaluar për gjykim Gjykatës së Durrësit.&...
TIRANË– Zi në radhët e Policisë së Shtetit. Një agjent anti-droge ka ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19. Lajmi është bërë me dije sot, pak momente pa...
FIER– Aktori i humorit Fatmir Xhelili ka ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19. Mësohet se Xhelili po trajtohej në spitalin e Infektivit, ku dhe ka ndërruar ...
TIRANË– Albert Dervishi, zv/drejtori i Policisë së Shtetit është komanduar përkohësisht në drejtorimin e kupolës së Policisë së Shtetit.Mësohet se pa...
TIRANË– Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu është infektuar me Covid-19. Mësohet se Veliu ka marrë vesh sot rezultatet e tamponit dhe ndodhet në gjen...
VOLOS-Një 33-vjeçar shqiptar në Greqi është vrarë. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se personi i vrarë është me iniciale B.K dhe me origjinë nga Mati....