Aktualitet

Arrestohet 46-vjeçari në Fier, përndoqi për 2 muaj rresht një 15-vjeçare, pranga edhe shoferit të dehur

20 Nëntor 2020, 10:54 Nga DOSJA
Arrestohet 46-vjeçari në Fier, përndoqi për 2 muaj rresht

FIER– Policia e Fierit ka arrestuar një 46-vjeçar, pasi ka përndjekur për dy muaj rresht një 15-vjeçare.

Gjithashtu në pranga ka rënë dhe një tjetër shtetas, pasi ngiste automjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Bien në prangat e Policisë 2 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin V. M., 46 vjeç, banues në Pojan, Fier, pasi në mënyrë të vazhdueshme, për 2 muaj, ka përndjekur një shtetase 15-vjeçare. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 52 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(f.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 46 vjecari perndiqte 15 vjecaren arrestohet 46-vjeçari në fier 46 vjecari perndiqte 15 vjecaren arrestohet 46-vjeçari në fier

Sondazh

Poll