Aktualitet

Shuhet nga Covid-19 aktori i humorit Fatmir Xhelili, pak ditë para se të infketohej ishte operuar në zemër, drejtori i teatr

20 Nëntor 2020, 10:37 Nga DOSJA
Shuhet nga Covid-19 aktori i humorit Fatmir Xhelili, pak ditë para se

FIER– Aktori i humorit Fatmir Xhelili ka ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19. Mësohet se Xhelili po trajtohej në spitalin e Infektivit, ku dhe ka ndërruar jetë. Ai kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale në zemër pak ditë para se të infektohej dhe kishte dalë nga spitali.

Por pa e marrë ende mirë veten, Xhelili rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe u shtrua në Infektiv. Xhelili ishte aktor në teatrin “Bylis” në Fier ku ka interpretuar për vite me radhë përkrah emrave të njohur të artit dhe kinematografisë.

Dhimbjen për humbjen e Xhelilit e ka shprehur edhe drejtori i teatrit “Bylis” në Fier, Klajdi Marku.

“Ishte një lajm shumë i dhimbshëm. Na iku shoku, vëllai. Me Fatmirin ishim lidhur për punën, ishte krahu im i djathtë prej 15 vitesh. Fatmirin e kisha shtyllën ku mbështetësha. Është një humbje shumë e madhe për teatrin. Ishte një humbje e madhe për artin shqiptar. Fatmiri ka lënë vepra të mrekullueshme,” – tha Marku.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatmir xhelili klajdi marku vdes aktori fatmir xhelili fatmir xhelili klajdi marku vdes aktori fatmir xhelili

Sondazh

Poll