Aktualitet

Infektohet me Covid-19 Ardi Veliu, izolohet në shtëpi, kompetencat i merr Albert Dervishi

20 Nëntor 2020, 10:21 Nga DOSJA
Infektohet me Covid-19 Ardi Veliu, izolohet në shtëpi, kompetencat i

TIRANË– Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu është infektuar me Covid-19. Mësohet se Veliu ka marrë vesh sot rezultatet e tamponit dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka shfaqur simptoma të Covid-19 dhe po merr trajtimin mjekësor në shtëpi.

Në vend të Veliut, drejtimin e policisë e ka marrë zv. Drejtori Albert Dervishi. Ky i fundit do të kujdeset përkohësisht për strukturën e policisë, derisa Ardi Veliu të shërohet.

Ditën e djeshme në vendin tonë është shënuar një rekord i numrit të rasteve të reja me Covid, ku janë konfirmuar pozitiv 786 persona dhe kanë humbur jetën 11 të tjerë. Në total në Shqipëri, kanë ndërruar jetë 637 pacientë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu infektohet ardi veliu ardi veliu infektohet ardi veliu

Sondazh

Poll