Aktualitet

EMRAT/ OFL në Tiranë, u dërgon formularin e vetëdeklarimit dy subjekteve të radhës

20 Nëntor 2020, 10:52 Nga DOSJA
EMRAT/ OFL në Tiranë, u dërgon formularin e vetëdeklarimit

TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin dy subjekteve të radhës, të cilët duhet të vetëdeklarojnë të ardhurat dhe pasurinë. Mësohet se këtë herë, OFL-ja u ka çuar ‘pusullën’, dy të dënuarve, banues në Tiranë. 

Konkretisht:

Bylbil Thika, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim;

Erjon Cenokaçi, banues në Tiranë, i dënuar në Finlandë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Njoftimi i OFL, 20 nëntor:  Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: B. Th., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim; E. C., banues në Tiranë, i dënuar në Finlandë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bylbil thika erjon cenokaçi ofl ne terren bylbil thika erjon cenokaçi ofl ne terren

Sondazh

Poll