Aktualitet

FOTO + EMRI/ Ndërron jetë punonjësi i Forcës së Sigurisë së Portit Detar Shëngjin, kolegët dedikim prekës: Do na mungo

20 Nëntor 2020, 09:50 Nga DOSJA
FOTO + EMRI/ Ndërron jetë punonjësi i Forcës së

SHËNGJIN– Ardian Dardha punonjës i Forcës së Sigurisë së Portit Detar Shëngjin ka ndërruar jetë nga Covid-19.

Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije kolegët e të ndjerit, teka në një status në rrjetet sociale, shkruajnë se prej një jave, Dardha ishte i shtruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në shkrim, kolegët shprehen me dhimbje se Ardiani do u mungojë

“COVID-19, i mori jetën kolegut tonë Ardian Dardha, punonjës i  Forcës së Sigurisë  së Portit Detar Shëngjin !Nuk ishte thjesht koleg, por shok , mik, njeri i veçantë për të gjithë ne ! I shprehim ngushëllimet tona të sinqerta, familjes dhe të afërmëve për humbjen e njeriut të tyre! 50-vjecari nga Ishte prej nje jave i shtruar ne spital ne gjendje te rende shendetesore.  Do na mungosh Ardian! U prehsh në paqe koleg”, thuhet në njoftim.

Ditën e djeshme në vendin tonë është shënuar një rekord i numrit të rasteve të reja me Covid, ku janë konfirmuar pozitiv 786 persona dhe kanë humbur jetën 11 të tjerë. Në total në Shqipëri, kanë ndërruar jetë 637 pacientë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian dardha nderron jete punonjesi i portit ne shengjin viktimat e koronavirusit ne shqiperi ardian dardha nderron jete punonjesi i portit ne shengjin viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll