Sport

Caktohen vazot për Botërorin Katar 2022, Shqipëria dhe Kosova duhet të luten për një short të favorshëm

19 Nëntor 2020, 12:18 Nga DOSJA
Caktohen vazot për Botërorin Katar 2022, Shqipëria dhe Kosova

ZURICH-Pas fitiores ditën e djeshme ndaj Bjellorusisë, Shqipëria ka mësuar se në cilën vazo do të jetë për shortin e Kupës së Botës që do të mbahet në datën 7 dhjetor në Zurich. Sipas formulës që është disi e komplikuar këtë herë për shkak edhe të llogaritjes së ligës së kombeve, 5 grupe do të përbëhen nga 5 ekipe dhe 5 të tjera me nga 6.

Do të kualifikohen direkt 10 vendet e para dhe 3 ekipet që do të fitojnë në play-off.  Kombëtarja jonë mund të përballet me kundërshtarë tepër të fortë për Botërorin e ardhshëm të Katarit. Në vazon e parë bëjnë pjesë skuadra ta kalibrit botëror si Belgjika, Franca, Anglia, Portugalia, Spanja, Italia, Kroacia, Danimarka, Gjermania dhe Holanda. Në vazon e dytë bëjne pjesë Zvicra, Uellsi, Polonia, Suedia, Austria, Ukraina, Serbia, Turqia, Sllovakia, Rumania. Në vazon e katërt klasifikohet Shqipëria së bashku me Bosnje Hercegovinën, Slloveninë, Malin e zi Bullgarinë, Izraelin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë dhe Luksemburgun, ndërsa në të pestë Kosova bashkë me Armeninë, Qipron, Ishujt Faraoe, Azerbajxhanin, Estoninë, Kazakistanin, Lituaninë, Letoninë dhe Andorrën.

Eliminatoret do të nisin në 1 mars të vitit të ardhshëm dhe përfundojnë në mars të vitit 2022 me ndeshjet “play-off”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport katar 2022 kosova shqiperia katar 2022 kosova shqiperia

Sondazh

Poll