Sport

Eliminohet Vllaznia nga Champions League, bjelloruset e Minks fitojnë në “Loro Boriçi”

19 Nëntor 2020, 15:27 Nga DOSJA
Eliminohet Vllaznia nga Champions League, bjelloruset e Minks fitojnë

SHKODER- Para pak çasteve, ekipi i Vllaznisë për femra, është eliminuar nga turi i dytë i Champions League. Në stadiumin “Loro Boriçi” ajo është mundur 0-2 nga ekipi bjellorus i Minskut, i cili do të vazhdojë garën për në 1-16-tat e këtij eventi.

Futbollistet shkodrane të Vllaznisë e paten të vështirë të përballonin skuadrën bjelloruse, e cila ishte më e saktë dhe cilësisht më lart. Në minutën e 34-t të ndeshjes, Sas shënoi golin e parë dhe e ka kaloi Minskun në epërsi, 0-1.

Edhe pse në minutën e 54-t autorja e golit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe e la skuadrën e saj me 10 lojtare në fushë, Vllaznia nuk qe në gjendje të përfitonte nga epërsia e numerike në fushë për të ndryshuar rrjedhën e lojës.

Në të vërtetë ato e shtuan disi presionin, por në minutën e 84-t, në një aksion pa pretendime të bjelloruseve, Karlanova shënoi edhe golin e dytë për Minsk, duke fiksuar edhe rezultatin përfundimtar 0-2 të këtij takimi.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bjelloruset e minsk champions league per femra loro borici vllaznia femra bjelloruset e minsk champions league per femra loro borici vllaznia femra

Sondazh

Poll