Aktualitet

Të rinjtë e LRI-së thyejnë rregullin anticovid, më shumë se 10 persona shfaqen në ambientin e mbyllur, ngjitur me njëri-

19 Nëntor 2020, 18:44 Nga DOSJA
Të rinjtë e LRI-së thyejnë rregullin anticovid, më

TIRANË– Masat anti covid nuk po zbatohen nga të rinjtë e LRI-së!

Të rinjtë e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim janë mbledhur pikërisht në zyrat e partisë aty ku duket se po vazhdojnë mbledhjet e përhershme të tyre. Mirëpo kjo bie ndesh me rregullat që janë vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili urdhëron “mosgrumbullimin në ambiente të mbyllura dhe të hapura me më shumë se 10 persona”.

Kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi ka mbledhur ditën e sotme më shumë se 10 të rinj, të cilët as nuk mbajnë maskë dhe rrinë ngjitur me njeri-tjetrin.

Kujtojmë se në mbledhjen e fundit që Monika Kryemadhi, drejtuesja e partisë kishte me të rinjtë në qytetin e Shkodrës bëri me dije se LSI tashmë ka maskat e personalizuara të cilat dhe do të vendosen nga vetë ajo. Por, kjo maskë duket se mungon mes të rinjve dhe po zbatohet vetëm për syrin e kamerave!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lri masat anti-covid lri masat anti-covid

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Nëntor 2020, 14:55

LEZHË- Dod Markvukaj është dënuar në mungesë nga Gjykata e Lezhës me 2 muaj burg pasi në servisin e tij kishte fshehur 1.2 kg kokainë. Megjithatë dënimi i ...