Aktualitet

Bilanci i Zi/ 11 humbje jete, infektohen 786 persona nga Covid në vend. Shkon në 14 mijë e 565 numri i të sëmurëve aktivë

19 Nëntor 2020, 15:56 Nga DOSJA
Bilanci i Zi/ 11 humbje jete, infektohen 786 persona nga Covid në vend.

TIRANË– Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 11 persona ndërsa 786 janë infektuar me COVID-19. Ky është bilanci i raportuar nga Ministria e Shëndetësisë për ditën e sotme.  Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2592 testime, prej të cilave 440 janë testime janë kryer për arsye depistimi. 

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:379 raste në Tiranë, 71 raste në Gjirokastër, 35 raste në Shkodër, 31 raste në Fier, 28 raste në Krujë, 25 raste në Kavajë, 24 raste në Elbasan, 23 raste në Vlorë, Berat, Sarandë, 20 raste në Tepelenë, 18 raste në Lushnje, 14 raste në Durrës, 10 raste në Bulqizë, 8 raste në Pukë, 7 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, Pogradec, 6 raste në Përmet, 4 raste në Delvinë, 3 raste në Korçë, Devoll, Kukës, Mirditë, 2 raste në Malësi e Madhe, Gramsh.

Ditën e sotme në shtatë infermierë kanë rezultuar të prekur me Covid-19 në spitalin e Përmetit. Po ashtu dy punonjës të tjerë në burgun e Fushë Krujës janë infektuar me Covid-19. Mësohet se në total, brenda pak orëve, numri i të infektuarve në këtë institucion ka shkuar në tetë, duke qenë se mbrëmjen e djeshme u konfirmuan me sëmundjen vdekjeprurëse 6 të tjerë. Ndërkohë që për shkak të infektimeve të shumta edhe Kadastra shqiptare ka njoftuar se do të mbyllë Drejtorinë Rajonale Tiranë-Veri. Nderkohe në pediatrinë e Tiranës ndodhen të shtruar 10 fëmijë të cilët janë të prekur nga Covid. Dosja.al bëjn me dije se kopshtet do të mbyllen pas datës 30 nëntor.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 349 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,565 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 424 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 51 vjeçar dhe 64 vjeçare nga Shkodra, dy 62 vjeçar një nga Kavaja dhe një nga Vlora, një 65 vjeçar nga Kruja, një 69 vjeçar nga Berati, një 71 vjeçare nga Lushnja, një 74 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçare nga Gramshi, një 81 vjeçar nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Gjithashtu qytetarëve i bëhet apel të zbatojnë vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve për kufizim me lëvizjeve dhe aktiviteteve pas orës 22:00 dhe vendimin për ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona në ambiente të hapura apo të mbyllura. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (19 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 786

Të shëruar ne 24 orë 349

Të shtruar në spitale 424

Humbje jete në 24 orë 11

Testime ditore 2,592

Testime totale 165,617

Raste pozitive 30,623

Raste të shëruara 14,565

Raste Aktive 15,401

Humbje jete 657

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 7671

Fier 1178

Durrës 1176

Korçë 903

Shkodër 841

Elbasan 761

Vlorë 717

Lezhë 671

Berat 519

Gjirokastër 463

Kukës 353

Dibër 148

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirus në shqipëri viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirus në shqipëri viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Nëntor 2020, 14:55

LEZHË- Dod Markvukaj është dënuar në mungesë nga Gjykata e Lezhës me 2 muaj burg pasi në servisin e tij kishte fshehur 1.2 kg kokainë. Megjithatë dënimi i ...

Aktualitet 19 Nëntor 2020, 13:36

TIRANË– Jo çdo pacient do ti marrë ilaçet e rimbursuara nga paketa që ofrohet nga qeveria. Kjo ishte deklarata që bëri ministrja e Shëndetësi...

Aktualitet 19 Nëntor 2020, 13:28

TIRANË – Djali i madh i Kryeministrit Edi Rama, Gregu një ditë pas shërimit nga Covid-19 zgjedhur që të jap një mesazh për të gjithë ndjekësit. Në një Inst...