Aktualitet

Adriatik Llalla merret i pandehur për akuzën e mosdeklarimit të të hollave në kufi, GJKKO i heq sekuestron ndaj pasurive

19 Nëntor 2020, 14:38 Nga DOSJA
Adriatik Llalla merret i pandehur për akuzën e mosdeklarimit të

TIRANË- Ish-kryeprokurori i përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla është zyrtarisht i pandehur për fshehje ose deklarim të rremë të pasurive, vepër penale që e ka kryer tre herë. Ndërkohë që avokati i tij, tha për Top Channel se: Ne prisnim të pushoheshin të gjitha akuzat.

Nga ana tjetër Gjykata e Posaçme, ose e njohur ndryshe si GJKKO i ka hequr sekuestron ndaj pasurive që i janë sekuestruar në vitin 2018, saktësisht 22.050 m² tokë arë në Tiranë dhe një apartament banimi në Durrës me sipërfaqje 67.2 m².

Tashmë Llalla, zyrtarisht me statusin e të pandehurit, do të dalë në gjyq për t’u përballur me drejtësinë. 

Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”- thuhet në paragrafin 2 të pikës a të nenin 257 në Kodin Penal.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla adriatik llalla merret i pandehur adriatik llalla adriatik llalla merret i pandehur

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Nëntor 2020, 13:36

TIRANË– Jo çdo pacient do ti marrë ilaçet e rimbursuara nga paketa që ofrohet nga qeveria. Kjo ishte deklarata që bëri ministrja e Shëndetësi...

Aktualitet 19 Nëntor 2020, 13:28

TIRANË – Djali i madh i Kryeministrit Edi Rama, Gregu një ditë pas shërimit nga Covid-19 zgjedhur që të jap një mesazh për të gjithë ndjekësit. Në një Inst...