Aktualitet

Pa maskë në rrugë! Gjobiten 649 qytetarë, shoqërohen në polici 7 rebelët. Ndëshkohen 3 qytetarë që thyen orarin e leju

19 Nëntor 2020, 14:37 Nga DOSJA
Pa maskë në rrugë! Gjobiten 649 qytetarë, shoqërohen

TIRANË– Policia ka vijuar të ndëshkojë shkelësit e rregullave ndaj COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit 649 qytetarë janë dënuar me nga 3 mijë lekë. Vetëm 3 qytetarë janë ndëshkuar për shkelje të orës policore pas orës 22:00 deri në 06:00.Ata janë gjobitur me nga 10 mijë lekë.

Gjithashtu policia ka shoqëruar në komisariat 7 shtetas të cilët nuk kanë pranuar që të tregojnë dokumentin e identifikimit.


Njoftimi i policise:

Kontrolle të pandërprera në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave anticovid. U konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse, ndëshkohen me masë administrative 649 qytetarë. Masë administrative edhe për 3 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 649 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Gjithashtu, gjatë kontrolleve, pas orës 22:00 janë konstatuar 3 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobat për maskat gjobat për maskat

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Nëntor 2020, 13:36

TIRANË– Jo çdo pacient do ti marrë ilaçet e rimbursuara nga paketa që ofrohet nga qeveria. Kjo ishte deklarata që bëri ministrja e Shëndetësi...

Aktualitet 19 Nëntor 2020, 13:28

TIRANË – Djali i madh i Kryeministrit Edi Rama, Gregu një ditë pas shërimit nga Covid-19 zgjedhur që të jap një mesazh për të gjithë ndjekësit. Në një Inst...