Aktualitet

19 Nëntor 2020, 14:55 Nga DOSJA

LEZHË- Dod Markvukaj është dënuar në mungesë nga Gjykata e Lezhës me 2 muaj burg pasi në servisin e tij kishte fshehur 1.2 kg kokainë. Megjithatë dënimi i tij është konvertuar në shërbim prove. Ndërkohë që sapo ka mbaruar punë me gjyqin e parë, Markvukaj është shpallur në kërkim edhe për shitjen e kokainës, ndërsa është arrestuar bashkëshortja e tij Veta Preka. 

Gazetari Elton Qyno bën me dije se ajo ishte e vetme në servis në momentin kur Policia e Shtetit kishte shkuar për kontroll. 50-vjeçarja e kishte përshtatur një dhomë brenda banesës, dhe e kishte fshehur drogën në lavatriçe.

Ndërkohë që sipas burimeve, Preka e dinte se do të kontrollohej, prandaj e kishte fshehur kokainën në lavatriçe. Mësohet se çifti ishte i divorcuar por kishin mbetur ‘partnerë biznesi’ dhe se përdorte servisin për të shpërndarë kokainë në doza të vogla.

Hetimet kanë bërë me dije se ishte Markvukaj, personi që kryente shpërndarjen e drogës tek konsumatorët, dhe se lëndën narkotike e merrte një grup kriminal që vepron në Lezhë dhe Laç. Megjithatë nuk dihen detaje të tjera. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dod markvukaj gjykata e lezhës veta preka dod markvukaj gjykata e lezhës veta preka

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Nëntor 2020, 13:36

TIRANË– Jo çdo pacient do ti marrë ilaçet e rimbursuara nga paketa që ofrohet nga qeveria. Kjo ishte deklarata që bëri ministrja e Shëndetësi...

Aktualitet 19 Nëntor 2020, 13:28

TIRANË – Djali i madh i Kryeministrit Edi Rama, Gregu një ditë pas shërimit nga Covid-19 zgjedhur që të jap një mesazh për të gjithë ndjekësit. Në një Inst...