Aktualitet

Çfarë do të ndodhë me Kakavijën? Mbyllja e Kapshticës, Ministria e Jashtme Shqiptare njofton planin e Greqisë

19 Nëntor 2020, 15:43 Nga DOSJA
Çfarë do të ndodhë me Kakavijën? Mbyllja e

TIRANË– Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se qeveria greke do të mbyllë pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Në postimin e tyre për qytetarët, Ministria bën me dije se hapur do të mbetet pika e Kakavijës.

Ajo informon se qytetarët që hyjnë në Greqi, përveç paraqitjes së testit negativ PCR të kryer deri në 72 orë më parë, do të kryejnë edhe rapid test nga Njësi të Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile dhe Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë.

Njoftimi i plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Qeveria greke ka njoftuar në lidhje me kufizimet e hyrjes në rrugë tokësore të udhëtarëve drejt Greqisë, përfshirë pikat kufitare me Shqipërinë. Lajmi është bërë i ditur nga Zëdhënësit Qeveritar, Stelios Petsas. Konkretisht, duke filluar nga dita e nesërme, datë 20 nëntor 2020, ora 06:00 e mëngjesit, mbyllet pika kufitare në Kapshticë, ndërsa mbetet e hapur ajo në Kakavi. Në lidhje me kufijtë e tjerë veriorë të vendit, do të mbeten të hapura pikat kufitare në Evzonoi dhe Promachona, ndërsa në Nimfea do të hyjnë vetëm kamionat. Më tej, qytetarët që hyjnë në Greqi, përveç paraqitjes së testit negativ PCR të kryer deri në 72 orë më parë, do të kryejnë edhe rapid test nga Njësi të Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile dhe Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë. Personat që rezultojnë negativë, mund të hyjnë në vend dhe të shkojnë në destinacionin e tyre, në bazë të dokumentit PLF që do dorëzojnë. Ky vendim vlen vetëm për kufijtë tokësorë, të lartpërmendur, ndërkohë që kufijtë ajrore mbeten të hapur. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme Drejtoria e Diplomacisë Publike dhe Diasporës

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kapshtica mbyllet kapshtica kapshtica mbyllet kapshtica

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Nëntor 2020, 14:55

LEZHË- Dod Markvukaj është dënuar në mungesë nga Gjykata e Lezhës me 2 muaj burg pasi në servisin e tij kishte fshehur 1.2 kg kokainë. Megjithatë dënimi i ...

Aktualitet 19 Nëntor 2020, 13:36

TIRANË– Jo çdo pacient do ti marrë ilaçet e rimbursuara nga paketa që ofrohet nga qeveria. Kjo ishte deklarata që bëri ministrja e Shëndetësi...

Aktualitet 19 Nëntor 2020, 13:28

TIRANË – Djali i madh i Kryeministrit Edi Rama, Gregu një ditë pas shërimit nga Covid-19 zgjedhur që të jap një mesazh për të gjithë ndjekësit. Në një Inst...