Shkatërrohet grupi i drogës italo-shqiptar/ Në hetim 23 persona, arrestohen 15 të tjerë, mes tyre edhe “Luli”
19 Nëntor 2020, 14:20Nga DOSJA
ITALI-Autoritetet policore italiane të antimafias kanë zhvilluar operacionin “Blue Bos”, gjatë së cilit është shkatërruar një grup italo-shqiptar, i cili merrej me trafikun e drogës mes vendeve të Ballkanit përfshirë dhe Shqipërinë, Spanjën dhe Italinë.
Ndërkohë bëhet e ditur se në hetim janë vënë 28 persona, ndaj 15 prej tyre është lëshuar urdhër-arresti. Prej këtyre të fundit, 6 janë shqiptarë, njëri prej të cilëve është identifikuar me inicialet C.L., 59 vjeç, dhe njihej me nofkën “Luli”.
Mësohet se anëtarët e këtij grupi akuzohen për prodhim e trafik ndërkombëtar droge të tipit marijuanë, hashash e kokainë dhe pjesëmarrje në grup kriminal, falsifikim dokumentash identifikimi dhe parash.
Operacioni ka çuar në sekuestrimin e të mirave materiale me vlerë 3.5 milionë euro mes të cilave 14 automjete, një mjet lundrues dhe 1 motor. Për trafikun e lëndës narkotike përdoreshin automjete të modifikuara e mjete lundruese.
Ndërsa për magazinimin e saj përdornin një garazh në komunën Bisceglie si dhe një shtëpi që e kishin blerë me fondin e përbashkët të parave të fituara nga biznesi i drogës e për të cilën ndanin bashkë shpenzimet e ishte në dispozicion të gjithë anëtarëve të këtij grupi trafikantësh.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrliu gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme për mediat u shpreh se viktimat nga COVID janë një humbje e m...
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 10 nëntor të ndërpresë procesin e rivlerësimit për prokuroren e Durrësit, Rabiana Halili, pas dorëheq...
Aktualitet19 Nëntor 2020, 13:36
TIRANË– Jo çdo pacient do ti marrë ilaçet e rimbursuara nga paketa që ofrohet nga qeveria. Kjo ishte deklarata që bëri ministrja e Shëndetësi...
Aktualitet19 Nëntor 2020, 13:28
TIRANË – Djali i madh i Kryeministrit Edi Rama, Gregu një ditë pas shërimit nga Covid-19 zgjedhur që të jap një mesazh për të gjithë ndjekësit. Në një Inst...
TIRANË– Silva Bino, shefja e epidemiologjisë ka dalë sot në një konferencë për mediat, teksa oli për situatën e pandemisë në vend. Bashkë me ministren e Sh...
TIRANË– Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino i bën thirrje të rinjve që të mbajnë maska në mënyrë që të mos bëhen shkas i ...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë konferencës për mediat të mbajtur ditën e sotme foli në lidhje me menaxhimin e pandemisë dhe mëny...
TIRANË– Pika kufitare e Kapshticës do të mbyllet duke vijuar nga dita e nesërme. Shkak për këtë është është bërë falsifikimi i disa testeve të tamponit, që...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë u tregua e prerë kur tha se skema e rimbursimit të medikamenteve nuk do të jetë për të gjithë pacientët, siç ata do...