Politike

“Bindja Demokratike”, Murrizi: Asnjë nga deputetët e grupit “Demokrat” nuk do të jetë në këtë parti

22 Prill 2019, 20:15 Nga DOSJA
“Bindja Demokratike”, Murrizi: Asnjë nga deputetët e

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora deklaroi se 7 deputetët që nuk kanë djegur mandatet nuk do të jenë pjesë e partisë së re të krijuar nga demokratët, të cilët janë nxjerrë nga lista e PD, në 2017.

Pjesë nga biseda në studio”:

MurriziPortalet atë punë kanë. Ata që paguhen nga PD-ja, kërkojnë të hedhin baltë kundër nesh, jo kundër Ramës. 

Zheji: Ti je një nga themeluesit, çfarë kanë me ty ata. 

Murrizi: Këtu është problemi se ata që drejtojnë sot PD-në nuk kanë lidhje me themelimin e PD. Mendojnë që ata që luftojnë kundër nesh mund të ngrihen lart. Unë nuk marr përsipër të gjykoj. Mund Ta kishin krijuar këtë subjekt kur nuk ishin pjesë e listës Basha, në 2017. Në çdo kohë që e krijojnë, këtu janë krijuar 93 parti, se po bëhen 94 nuk shoh asnjë lloj…

Zheji: Nuk beson se kjo është një lloj ndihme për Ramën?

Murrizi: Nuk besoj. Kjo është një lëvizje që nuk e di kush do të jetë, por duhet të shohim listën. Ata të cilët prej majit 2017, prej marrëveshjes Basha-Rama që kanë anatemuar listën, marrëveshjen, ikjen nga lista, kur dolën listat zyrtare, duhet të jenë mbledhur duke krijuar një subjekt politik. Tek 7 deputetët, nuk ka asnjë nga këta që të jetë në një sofër me Ramën apo me secilin nga këta që ka krijuar parti.

Marrë nga Ora News

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bindja demokratike myslym murrizi bindja demokratike myslym murrizi

Sondazh

Poll