Politike

Patozi del nga mbledhjea e grupit themelues të “Bindja Demokratike”: Nuk kemi asgjë për të thënë sot

22 Prill 2019, 20:00 Nga DOSJA
Patozi del nga mbledhjea e grupit themelues të “Bindja

TIRANË- Astrit Patozi ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me grupin themelues të partisë “Bindja Demokratike”.

Në dalje nga kjo mbledhje, Patozi nuk pranoi të flasë lidhur me mbledhjen e zhvilluar, ndërsa tha se nesër do të ketë një deklaratë.

“Faleminderit për vëmendjen, ju kërkoj ndjesë që nuk ua shuaj dot kërshërinë. Ne nuk kemi asgjë për të treguar sot por asgjë për të fshehur nesër”, tha Patozi për mediet.

Mbledhja ka zgjatur për rreth 3 orë. 

Ndërkohë Fabian Topollaj, i cili është pjesë e grupit themelues, tha për Dosja.al se nesër do të kenë një deklaratë për mediet pas regjistrimit të partisë. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi bindja demokratike astrit patozi bindja demokratike

Sondazh

Poll