Politike

U tha se është themeluese e partisë “Bindja Demokratike”, Hajdari: S’kam asnjë lidhje

22 Prill 2019, 19:50 Nga DOSJA
U tha se është themeluese e partisë “Bindja

TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari, njëherësh kryetare e grupit parlamentar “Demokrat”, ka reaguar pas lajmit se ajo është pjesë e partisë “Bindja Demokratike”.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rudina Hajdari ndërsa i uron suksese kësaj partie, shprehet se ajo nuk ka asnjë lidhje me të.

“Duke i ururar suksese përpjekjeve të çdokujt për demokratizimin e vendit dëshiroj të theksoj se pavarësisht lajmit që u përhap nuk kam asnjë lidhje dhe në vazhdim do të fokusohem tek puna dhe objektivat Grupit Parlamentar Demokrat”, – shkruan Rudina Hajdari.

Postimi i Hajdarit:

Duke i ururar suksese përpjekjeve të çdokujt për demokratizimin e vendit dëshiroj të theksoj se pavarësisht lajmit që u përhap nuk kam asnjë lidhje dhe në vazhdim do të fokusohem tek puna dhe objektivat Grupit Parlamentar Demokrat. pic.twitter.com/g3dbsx66bP

— Rudina Hajdari (@rudina_hajdari) April 22, 2019


 Rudina Hajdari është përfolur në medie si themeluesja e partisë “Bindja Demokratike”, por kjo mohohet nga deputetja. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bindja demokratike rudina hajdari bindja demokratike rudina hajdari

Sondazh

Poll