Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim për mashtrim, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

19 Nëntor 2020, 10:16 Nga DOSJA
Ishte shpallur në kërkim për mashtrim, arrestohet

DURRËS- Një 32-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim është arrestuar. Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale E.G, banues në Shkodër, i cili akuzohej për veprën penale “Mashtrimi”.

Njoftimi i policisë:

Policia e Durrësit ka ndaluar një 32-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin E. G., 32 vjeç, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

a.k.dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 32 vjeçari arrestohet 32 vjeçari

Sondazh

Poll